Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EURO 2024

Zvicra ngacmon disa orë para sfidës me Xhakën dhe Shaqirin: Të uritur për 3 pikë

Shkruar nga NEWSPORT
Zvicra ngacmon disa orë para sfidës me Xhakën dhe Shaqirin:
Kosova do të luajë kundër Zvicrës, ndeshje e vlefshme për kualifikueset EURO 2024. Ky takim do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe do të startojë prej orës 20:45. Emocionet e kësaj përballje duken që kanë nisur. Federata e Futbollit të Zvicrës ka bërë një postim në “Tëitter” duke treguar një fragment nga Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri. Të dy lojtarët e lindur në Kosovë do të përballen sot për Europianin “Gjermani 2024”. Duket si një lloj ngacmimi nga ana e helvetëve teksa shkruajnë në diçiturë: “Të uritur për 3 pikët”. Kujtojmë që Zvicra ndodhet e para e grupit me 10 pikë, kurse Kosova ka vetëm 3 pikë në vend të parafundit.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga