
Artan Karapici ka folur pas fitores 3-0 kundër Teutës. Zv. trajneri i Tiranës deklaroi pas triumfit në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë kundër durrsakëve:
“Ishte ndeshje e përgatitur nga ne. Kupa ka një specifikë tjetër. Do impenjimin dhe çdo detaj analizohet dhe është një finale që e synojmë. Duam të tre trofetë këtë vit.
Nikqi dhe Abazaj? Për Abazajn do ta kemi prapë gati. Për Nikqin mund të them se ka mbyllur sezonin. Grupi që kemi ne, janë të gjithë të vlefshëm për këtë skuadër. Teuta është një ekip që na ka vënë në vështirësi. Të gjithë janë pjesë e rëndësishme e ekipit. Çdo lojtar që stërvisim, duam t’i japim rëndësinë që kanë.
E ardhmja? Duke parë rezultatet dhe mundësinë, nuk i kemi pasur në ndeshjet e tjera. Teuta na e bëri më të lehtë duke luajtur me topa të gjatë. Eleminoi mesfushën e vet. Kjo vjen sipas një rrjedhe logjike. Ekipi ynë luajti me topin poshtë. Mund të them që është një nga ndeshjet më të mira. Kupa është e paparashikueshme. Futbolli i ka të gjitha dhe duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë.
Lushkja? Regi është numri ynë 10-sh. Tani në futbollin modern 10-shi po eleminohet. Mundohemi që çdo lojtari t’i japim nga eksperienca jonë”, tha ai.