Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

“Zoti është shqiptar”, Ahmed Kalaja reagon ashpër dhe del kundër tifozëve kuqezi: Këta janë faqezi, janë turpi i Shqipërisë

Shkruar nga NEWSPORT
“Zoti është shqiptar”, Ahmed Kalaja reagon ashpër dhe

Në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Ishujve Faroe në “Air Albania” u shpalos edhe një banderolë ku shkruhej “Zoti është shqiptar”. Një mesazh që padiksutim po bën shumë zhurmë, teksa ka reagime nga personalitete të ndryshme.

Banderola u shpalos mes tifozëve kuqezi dhe për këtë ka reaguar edhe hoxha Admed Kalaja. Ky i fundit ka treguar fakte se kush është autori që fshihet pas kësaj banderolë. Sipas tij bëhet fjalë për Ballist Morinën, i cili në foto duket se mban diçka të ngjashme me banderolën që u hap në stadium.

Hoxha bën thirrje që të hetohet personi që ka përcjellë këtë mesazh, teksa shkruan se mesazhe të tilla sjellin përçarje dhe urrejtje fetare. Ndërkohë nuk nguron të quajë faqezi kushdo që e ka bërë dhe mbështetur një mesazh të tillë dhe që janë turpi i Shqipërisë.

Postimi i plotë:

Zbulohet burimi i banderolës diskriminuese.

Shpresojmë në fuqinë e ligjit…

Shpresojmë në reagimin e :

Shtetit & Antiterrorit & Policisë & Komuniteteve Fetare & Komisionin Antidiskriminim pranë Kryeministrisë.

Shpresojmë që gjëra të tilla mos të përsëriten më.

Këta janë faqezijtë e KUQ E ZIJVE!

Turpi i Shqiptarisë!

Ata nuk përfaqsojnë tifozat kuq e zi;

Ata diskriminuan besimtarët e të gjitha feve; sepse në tifozeri ka besimtarë të të gjitha feve.

Ata injoruan KOMBËTAREN KUQ E ZI e cila në përbërjen e saj ka besimtarë praktikantë të të gjitha bedimeve.

Kopjacë të këqinj të atyre që na masakruan brez pas brezi që Zotin e paraqesnin si ultranacional.

A fetarizimi është sjelljë edhe kulturë komuniste personale po jo të njollosën Kuqezijtë.

KUQ E ZIJTË JANË SHQIPTARË TOLERANTË NDAJ BESIMIT!

KUQ E ZIJTË JANË BESIMTARË TË FEVE TË NDRYSHME!

KUQ E ZIJTË RESPEKTOJNË BESIMIN E ÇDO KUJT!

KUQ E ZIJTË I DUAN LOJTARËT E KOMBËTARES PAVARËSISHT BESIMEVE QË KANË!

KUQ E ZIJTË NUK JANË PËRÇARËS, AS DISKRIMINUES!

KUQ E ZIJTË JANË GJË TJETËR E FAQEZIJTË JANË GJË TJETËR!

Me këtë sjellje përçarëse edhe ndjellse e urrejtjes ndërfetare shpresojmë të veprojë ligji!

Mbetemi me shpresë; që ti thuhet stop IDIOTIZMIT në emër të PATRIOTIZMIT!

Amin!

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga