
Zlatko Dalic mori përsipër kombëtaren kroate pak para Botërorit të 2018 në Rusi. Katër vite më pas ai tani ka dy medalje, një argjendi dhe një bronzi nga dy Botërorët e fundit. I emocionuar ai foli për mediat pas fitores me Marokun.
“Një medalje bronzi por ka një shkëlqim të artë. Fituam një ndeshje të vështirë por kjo është madhështore për Kroacin ëdhe popullin tonë, për të gjithë ata që na ndoqën, mbështetën dhe na donin nga e gjithë bota.
Dy kampionate, dy medalje, fantastike. Përgëzime të mëdha për lojtarët por unë dua t’ja dedikojë këtë fitore një njeriu, Ciro Blazevic. Boss, kjo është për ty, medalja jote, unë mund të fitoj pesë medalje por ti je trajneri i të gjithë trajnerëve.”- u shpreh Dalic i emocionuar.