Zlatan Ibrahimoviç nuk dorëzohet, përkundrazi është gati të zbresë sa më parë në fushë. Edhe pse dëmtimet e kanë penalizuar, suedezi po riaftësohet në mënyrë intensive.
Ai iu nënshtrua një operacioni në gju dhe së shpejti pritet të zbresë në fushë. Suedezi ka dhënë një intervistë për “CNN” ku ka treguar situatën aktuale dhe kur ka ndërmend të varë këpucët në gozhdë.
“Furbolli është pasioni im më i madh. Tashi është një situatë ndryshe, duke pasur parasysh moshën time, kënaqem çdo ditë. Dhe mendoj se kur të ndaloj së luajturi futboll, do të më mungojë aq shumë sa nuk do të dua të pendohem dhe nuk do të më duhet të them 'duhej të vazhdoja të luaja'.
Fundi i karrierës? Kur të mos mund të kontribuoj më në rezultatet e skuadrës, do të përfundojë. Dua të jem i shëndetshëm, kur të jem në atë nivel, do të vazhdoj të luaj dhe të shoh se sa larg mund të shkoj. Për sa kohë që mund të jap rezultate, do të luaj. Ditën që unë ngadalësoj shpejtësinë, dua që njerëzit rreth meje të jenë të sinqertë dhe të thonë se jam duke u ngadalësuar. Atëherë do të jem realist.
Dëmtimi – Kam bërë më shumë se 20 injeksione në gjashtë muaj. Kam zbrazur gjurin një herë në javë për gjashtë muaj, kam marrë ilaçe kundër dhimbjeve çdo ditë, mezi kam fjetur ata gjashtë muaj për shkak të dhimbjes. Nuk kam vuajtur kurrë kaq shumë në fushë dhe jashtë saj”, ka thënë ylli i Milanit.