Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

"Zile" nga Italia për Shqipërinë, talenti shkodran grumbullohet në ekipin e parë të Napolit

Shkruar nga NEWSPORT
"Zile" nga Italia për Shqipërinë, talenti shkodran

Daniel Hysaj është në gjyrmët e Elseid Hysaj te skuadra e Napolit. Sipas "Corriere dello Sport", 18-vjeçari shqiptarë është grumbulluar nga Luciano Spalletti në fazën përgatitore në Turqi. Në këtë mënyrë tekniku i skuadrës italiane ka suprizuar lojtarin me origjinë shqiptare.

Futbollisti shkodran ka debutuar me ekipin e parë të Napolit në ndeshjen miqësore të zhvilluar ndaj Antaliasporit, e fituar nga klubi italian me rezultatin 2-3.

Edhe pse 18-vjeç, Daniel Hysaj ka fituar edhe ftesën e Alban Bushit për të mbajtur veshur fanelën e kombëtares U-21. Kujtojmë se Danieli është kushëriri i Elseid Hysaj, me këtë të fundit që luan te Lazio në Serie A.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga