Merkato është në nisje të saj dhe zërat janë për një verë të nxehtë në futbollin shqiptar. Ndër emrat e përfolur për t’u larguar nga Kategoria Superiore është edhe Jurgen Goxhaj. Qendërmbrojtësi që shpeshherë është parë edhe si sulmues e ka mbyllur kontratën me Bylis duke shënuar edhe pesë gola. Sipas shtypit të shkruar ish-lojtari I Tiranës mund të kalojë te Qabala në Azerbajxhan.
Palët janë në diskutime intensive, ndërsa janë gjetur edhe termat financiarë. Lojtari 26 vjeçar do të përfitojë jo pak por plot 9 mijë euro në muaj. Më herët me azerët është aktivizuar edhe mesfushori I Kombëtares Sabien Lilaj. Pritet që këto ditë të jenë vendimtare, me lojtarin që do bënte një kapërcim të madh në karrierë nëse hidhet e zeza mbi të bardhë.