Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Zhvillime te Korabi, klubi zbulon detajet e fundit

Shkruar nga NEWSPORT

Klubi dibran në rrjetin social "facebook" ka publikuar dhe deklaratën e fundit për shtyp, duke treguar detajet e organizimit të skuadrës. Ekipi pritet që të emërojë këtë javë trajnerin dhe stafin teknik, ku teorikisht është arritur marrëveshja me Artan Mërgjyshin dhe ndihmësit e tij, ndërsa mbetet që të hidhet firma në kontratë. Sa i përket stërvitjes, ajo pritet që të nisë ditën e mërkurë, ku do të jenë të pranishëm futbollistët e sezonit të shkuar, nga të cilët do të përzgjidhen më të mirët.

[caption id="attachment_8456" align="alignleft" width="300"]Stafi i Korabit në Kategorinë e Parë Stafi i Korabit në Kategorinë e Parë[/caption]

Sa i përket buxhetit, klubi përgënjeshtron lajmet e përhapura në median e shkruar, ndërsa bën me dije se bashkia e qytetit po bën maksimumin që të miratojë fondin emergjent për sportin, gjithashtu është drejt zyrtarizimit dhe marrëveshja me dy sponsorë të fuqishëm, të cilët do të investojnë në skuadrën dibrane. Arritja e marrëveshjes me biznesmenët që ende nuk bëhen të ditur, do të thotë që Korabi do të ndërtojë skuadër me potencial, pasi bëhet me dije se lojtarë me emër janë në bisedime me skuadrën dhe pritet që të firmosin shumë shpejtë.

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga