Përmes një video të fundit në rrjetin sociale “Instagram”, klubi i Partizanit tregoi përjetimet dhe udhëzimet e trajnerit Oltijon Kërnaja në sfidën kundër Egnatias, e fituar 2 – 0 nga “Demat e Kuq”. Përshkrimi në video ishte i shkurtër, por kuptimplotë:
“Njeriu që mund ta bëjë lojtarin një trup te vetëm”. Pikërisht mbërritja e trajnerit Kërnaja ka ndryshuar shumëçka te kryeqytetasit.
Jo vetëm në spektrin e rezultateve, por edhe te fryma mbizotëruese dhe bashkëpunimi mes lojtarëve. Është parë shpeshë ku “timonieri” tropojan qendronë afër grupit dhe përpiqet të bisedojë me lojtarët.
Në 26 javë të zhvilluara këtë sezon në Superiore, Partizani mban vendin e 5-të me 39 pikë, po aq sa ka edhe Dinamo, tregues se “Final Four” është në “duart” e tyre. Po ashtu, të kuqtë janë shumë pranë gjysmëfinales në Kupën e Shqipërisë, pasi fituan ndeshjen e parë në transfertë 1 – 0 ndaj Elbasanit.
View this post on Instagram
