Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Në dhjetor mendova se kishim rënë nga Superiorja”, ish-futbollisti bardheblu: Me këto rezultate është enigmë deri në fund, ja sa shanse ka Tirana për të mbijetuar

Shkruar nga NEWSPORT
“Në dhjetor mendova se kishim rënë nga Superiorja”,
Rezart Dabulla

Tirana vazhdon të jetë një nga çështjet kryesorë që flitet në emisionet sportive. Së fundmi në “Rubrikën Sportive” në RTSH, ish-futbollisti bardheblu, Rezart Dabulla ka folur për gjendjen e ish-ekipit të tij.

Dabulla ka treguar edhe shanset e klubit kryeqytetas për të qëndruar në elitë, ndërsa sipas tij janë rritur ndjeshëm pas merkatos së janarit. Ai shprehet se në dhjetor pati dekklaruar se kishin rënë nga kategoria, por me transferimin e disa futbollistëve tashmë mendon se 60%-70% mund të mbijetojnë.

“Në dhjetor unë deklarova që ne kemi dalë. Në janar bënë një merkato të kënaqshme. Morën lojtarë të mirë që kanë cilësi, edhe pse një pjesë e tyre nuk kanë formën optimale. Në janar ekipi pati një shkëndijë më ndryshe.

Mori disa pikë, deri tani është në ato ujëra me rivalët për të rënë nga kategoria. Maksimumi do të shpëtojmë nga kategoria, nuk do të bëjmë ndonjë gjë të madhe. I kemi 60-70 % mundësi për të shpëtuar. Se çfarë mund të ndodhë rrugës nuk e di, unë do të doja 100 %, por me çfarë kemi parë. Me luhatjet e ndeshjeve dhe pikëve të lëna javët e fundit, është enigmë për t’u zbuluar deri në fund”, ka theksuar Dabulla.

Poll

Lexo gjithashtu