Partizani padiskutim është skuadra e momentit në Superiore. “Demat” janë ringjallur në javët e fundit, me Oltijon Kërnajën që ka arritur të nxjerrë në dritë të kuqtë.
Paraqitja e skuadrës në fushën e lojës tashmë ka marrë një tjetër fytyre, me ekipin që përveç rezultateve që ka arritur të sigurojë, ka mundur të dhurojë edhe një lojë bindëse dhe të bukur.
Falë rezultateve tashmë Partizani e shikon veten në vendin e 5-të me pikë të barabarta me Dinamon e vendit të 4-të. Kjo iu jep mundësinë të kuqve të luftojnë deri në fund për një vend në “Final – Four”.
Për gjendjen e skaudrës dhe objektivat e këtij sezoni ka folur presidenti Gaz Demi për "Report TV". Kreu i Partizanit thekson për të disatën herë që mos kualifikimi në Europë do të ishte një dështim për klubin.
Gjithashtu ka folur edhe për punimet që do të nisin të bëhen në stadiumin “Arena e Demave”. Ndër të tjera ka prekur edhe temën e ligjit të sponsorizimeve, ku shpreson të hyjë në fuqi, pasi përndryshe futbolli do të shkojë drejt shkatërrimit dhe presidentët do të ndalonin së shpenzuari pasuritë e tyre familjare.
“4 fitore radhasi? Si i thonë ato plakat “mos ta hajmë m'sysh”. Me një fjalë duket mirë, është bërë një punë e mirë, edhe lojtarët janë rikthyer dhe prurjet e reja. Ne kemi patur një fatkeqësi të madhe në fillim, pasi infermieria ka qenë “full”. SDhe tani përveç prurjeve të reja që kanë ardhur tani në janar, po vijnë edhe ata që kanë qenë në infermieri. Ka lojtarë që akoma se ka pa njeri, nga më të mirët që ka luajtur në Shqipëri.
Puna e Kërnajës? Pikëputjet janë teoria e studiove të juaja. Bëjnë trajnerë, nxjerrin trajnerë. E para punës, trajneri Kërnaja punonte te Partizani, ishte trajneri i ekipit B. Kur unë i shkëputa marrëdhëniet me grupin serb që ishte, duhet të gjeja një trajner. Kisha shumë kërkesa, nga Italia, nga Evropa e nga vende të tjera pasi i kemi lidhjet e forta, por në fund fare thash do të vendos një nga tonët.
Mezi, insistuam mezor ta hiqnim nga B dhe të mbante A-në. Unë investoj te djemtë e rinj në fakt. Ky djali është djalë me karakter, malsor, malsor tamam, nga Kërnaja e Tropojës.
Nëse Partizani nuk shkon në “Final – Four” dhe Europë? Të falimentum komplet. Që nga unë i pari, Partizani dhe të gjithë drejtuesit e mi.
Kupat e Europës? Europa po nuk shkove në grupe, dmth bën ca minimizime, por nuk del asnjëherë aty ku duhet. Kryeministri ynë i dashur ka dhënë fjalën që do të bëhet ligji i sponsorizimeve. Komunikon me presidentin Duka dhe ne nga Duka marrim vesh se është afër puna. Më shumë nuk dimë, takova dhe një herë Ministrin dhe ai na thotë se na ka dhënë urdhër shef Edi që do ta bëjmë. Pa u bërë kjo jemi të gjithë klubet shumë dobët. Shmë thonë Europa, por po nuk shkove në grupe ke bërë vetëm zbutje të vogla. Neve na ka mbajtur shitja e lojtarëve dhe dalja në Europë. Pse them falimentim? Nuk është puna veç te financat, ne jemi ekipi që kemi koeficientin më të lartë në Shqipëri dhe parimisht ndeshjet na bien më të lehta se të të tjerëve . Ky vit duhet të jetë viti që ne duhet të luftojmë për grupet e Conference League. Për këtë e them fjalën faliment.
"Arena e Demave"? Për nja 10 ditë ne mendojmë që të fillojë puna. Do të kem shumë dashuri që ta mbarojmë punën jo vitin tjetër kur të jetë kampionati evropian, sepse është miratuar edhe stadiumi ynë aty, por të jetë gati për sezonin tjetër. Që çdo ndeshje të bëhet atje dhe të përfundohet rruga e të gjitha”, ka theksuar kreu i të kuqve.
