Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Zhgënjimi në Botëror, Luis ENRIQUE: I kërkoj falje fansave, dua vetëm të shkoj në shtëpi

Shkruar nga NEWSPORT
Zhgënjimi në Botëror, Luis ENRIQUE: I kërkoj falje fansave,

Spanja përfundoi rrugëtimin e saj në Botëror pas humbjes me penallti nga Maroku. Furia e Kuqe gaboi të gjithë goditjet e 11-metërshave. 120 minuta përfunduan me rrjetën e paprekur me dy skuadrat që nukj patën raste të pastra shënimi. Pas ndeshjes, trajneri Luis Enriqeu foli për mediat.

“Ne jemi përfaqësues të Spanjës, duhet të dimë të urojmë rivalët. Ata luajtën lojën e tyre dhe ishin më mirë se ne në goditjen e penalltive.

Dominimi i ndeshjes – Besoj se futbolli është sport i mrekullueshëm por një skuadër mund të fitojë edhe pa sulmuar. Ne provuam të gjenerojmë raste por në fund na kushtoi. Kishim 11 goditje, shumë pak në portë. Vetëm një nga Sarabia në shtyllë. Jam krenar me ekipin. Më vjen vërtetë keq për ata që nuk patën mundësi të luanin.

Penalltitë – Përgjegjësia ime. Vendosa unë për tre të parët, të tjerët si sipas ndjesisë së tyre/ Bono është një portier spekatkolar me një përqindje të lartë pritjesh. Kur je në Kupën e Botës, pret që favoritët të bien. I kërkoj shumë falje fansave për mbështetjen që na kanë dhënë.

E ardhmja? – Nuk është koha. Tani dua vetëm të shkoj në shtëpi dhe të shoh njerëzit e mi. Javën tjetër do të flas me presidentin kur ai ta shohë të arsyeshme.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga