
Dje, Vllaznia priti në shtëpi ekipin e Skënderbeut në takimin e vlefshëm për javën e 23-të në Superligë.
Shkodranët e humbën këtë takim si në fushë me rezultatin 1-0, ashtu edhe në shkallët e stadiumit ku tifozeria ishte pothuajse zero. Vetëm 230 bileta u shitën për takimin e djeshëm.
E çuditshme, si rrallëherë, ishte mungesa e administratorit Astrit Gjyrezi dhe drejttorit sportiv Eugent Zeka, të cilët nuk qëndruan në hollin e stadiumit pas përfundimit të sfidës.
Ndërkohë në shkallët e stadiumit, tifozët e pakët shkodran, nisur edhe nga humori që i karakterizon, kanë ironizuar në jo pak raste Gjergji Muzakën dhe lojtarët e tjerë të Skënderbeut.
Duke qenë se lojtari nga Tirana do të bëhet farmacist pas lënies së futbollit, një prej tifozëve në tribunë tha : "Na dha Muzaka një valium, aq sa me na vu në gjum". Sigurisht që kjo nuk mund të kalonte pa të qeshura në shkallët e stadiumit.
Kujtojmë se me fitoren e djeshme, Skënderbeu renditet përkohësisht në vendin e parë të kalsifikimit.