Egnatia është për momentin pa trajner. Skuadra e Superligës shqiptare shkarkoi pak ditë më parë Gugash Maganin, ndërsa ka nisur nga puna për të gjetur pasuesin e tij.
Në sfidën e sotme ndaj Tiranës ekipi do të drejtohet nga Përparim Daiu që do të jetë trajner provizor, ndërsa klubi ka nisur kontaktet me trajnerin e ri. “Panorama Sport”, bën me dije se klubi rrogozhinas është pranë firmës me Ze Marian.
Braziliani është një emër i njohur për futbollin shqiptar pasi disa sezone më parë drejtoi Tiranë në Kategoriën e Parë, por edhe pak javë në Superligë. Ze Maria mund të rikthehet sërish në Shqipëri e këtë herë për të marrë drejtimin e Egnatias. Për momentin nuk ka ende një konfirmim zyrtar, por në ditët në vijim pritet të hidhe firma e të bëhet prezantimi.
