Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Zëvendësimi i BENZEMA-së, trajneri i FRANCËS i qetë: Do të bëhet mirë

Shkruar nga NEWSPORT
Zëvendësimi i BENZEMA-së, trajneri i FRANCËS i qetë: Do

Didier Deschamps ka folur për zëvendësimin e bërë të Karim Benzemas në ndeshjen e Francës kundër Bullgarisë, miqësore që u luajt ditën e djeshme.

Trajneri i "Gjelave" ka treguar se ndërrimi i sulmuesit ka qenë i detyruar për të shmangur ndonjë dëmtim të mundshëm të tij para fillimit të EURO 2020. Në prononcimin e zakonshëm pas sfidës, ai është shprehur:

"Benzema mori një goditje të fortë në muskulin poshtë gjurit. Nuk luajti më sepse ndjeu se gjuri po i rëndohej. Ne kemi një staf mjekësor me nivel të lartë, i cili do të bëjë gjënë e duhur. Benzema do të bëhet mirë me kalimin e ditëve. Nuk kam asnjë shqetësim. Asgjë dramatike", tha ai.

Kujtojmë që të martën e ardhshme, Franca do të luajë kundër Gjermanisë, ndeshje e vlefshme për grupet e EURO 2020.

Tags:

Euro 2020

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga