Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Ze Maria vendos "kushte" për drejtuesit pas barazimit me Teutën: Nga njëra anë mbulohemi nga tjetra zbulohemi, ja çfarë më duhet

Shkruar nga NEWSPORT
Ze Maria vendos "kushte" për drejtuesit pas barazimit me

Supersfida e mbrëmjes së sotme mes Tiranës dhe Teutës përfundoi me rezultatin e "bardhë" 0-0. Edhe pse Ze Maria dhe Bledi Shkëmbi shpresonin të merrnin pikë të plota në fund të 90 minutave, në fund u pa që skuadrat në fjaë morën nga një pikë.

Pas përfundimit të takimit, ka folur trajneri i bardhebluve, Ze Maria. Tekniku ka vlerësuar lojën, por ka patur pretendimet e tija, kjo si pasojë e mungesës së golit.

"Jam i kënaqur me lojën e zhvilluar. Skuadra është përmirësuar dhe kjo për mua është gjë e mirë. Na mungon ai lojtari i golit. Nëse mbulohemi nga një anë, zbulohemi nga ana tjetër, thonë në Itali. Për Abibin duhet të bëj një kompliment. Po tregon që të jesh fubollist duhet të kesh shansin, ai ka shansin dhe po bën një punë të mirë. Doka, është futbollist që mërzitet, fat i mirë apo i keq është fakti i pozicionit që ai luan, ku luaja dhe unë. Doka, duhet të kuptojmë nëse ka problem fizik apo psikologji, por nuk besoj fizik përderisa luajti aq minuta, ndaj duhet të shikojmë çfarë nuk shkon. Klubi më ka thënë që do të vinë dhe dy lojtarë. Uroj që të vinë këta dy deri në fund të merkatos. Në rast se nuk vinë, do të duhet të flasim. Drejtuesit e dinë që këta lojtarë më duhen, por nëse nuk ndodh kjo gjë, do të flasim për objektivat", ka mbyllur pronocimin e tij  trajneri i Tiranës për emisionin "Gol pas Goli" në Supersport.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga