• Kryesore
  • KOMBETARJA
    • Lajme
    • LEGJIONARET
  • SUPERIORE
  • VENDI
    • KATEGORIA I
    • KATEGORIA II
    • KUPA E SHQIPERISE
    • Moshat (U17-U19)
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
    • SERIA A
    • PREMIER LEAGUE
    • LA LIGA
    • BUNDESLIGA
    • Ligue 1
    • CHAMPIONS LEAGUE
    • EUROPA LEAGUE
    • Conference League
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
    • RIO 2016
    • FORMULA 1
    • MOTOGP
    • TENIS
    • BASKETBALL
    • VOLLEYBALL
  • FITNESS
Newsport.al
Newsport.al
  • Kryesore
  • KOMBETARJA
    • Lajme
    • LEGJIONARET
  • SUPERIORE
  • VENDI
    • KATEGORIA I
    • KATEGORIA II
    • KUPA E SHQIPERISE
    • Moshat (U17-U19)
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
    • SERIA A
    • PREMIER LEAGUE
    • LA LIGA
    • BUNDESLIGA
    • Ligue 1
    • CHAMPIONS LEAGUE
    • EUROPA LEAGUE
    • Conference League
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
    • RIO 2016
    • FORMULA 1
    • MOTOGP
    • TENIS
    • BASKETBALL
    • VOLLEYBALL
  • FITNESS
Home
BOTA
SERIA A

Zbuloni tifozët e Milanit në Shqipëri, organizimi dhe surprizat e sezonit të ri

July 12, 2016 KRYESORE, SERIA A 0 comments

Facebook Twitter Google+ LinkedIn
Zbuloni tifozët e Milanit në Shqipëri, organizimi dhe surprizat e sezonit të ri
KRYESORE

Në Shqipëri prej disa vitesh veprojnë dhe disa “Fan Club”-e të skuadrave më në zë të Europës. Mes tyre është dhe Milan Club Albania, tashmë i njohur zyrtarisht nga klubi kuqezi. Djemtë janë duke përgatitur sezonin e ri, ndërsa për “Newsport.al” tregojnë projektin e sezonit të ardhshëm. Elton Guranjaku i pyetur për disa detaje, në intervistën e mëposhtme tregon çdo gjë me detaje që nga data e krijimit dhe deri atë që po ndodh deri sot.

 Kur është krijuar Milan Club Albania?

“Milan Club Albania” është krijuar në Prill të 2012 nga një grup djemsh në Tiranë të apasionuar me ngjyrat kuqezi.

Milan Club Albania pozojnë përpara stadiumit në San Siro

Milan Club Albania pozojnë përpara stadiumit në San Siro

Si lindi ideja për krijimin e këtij Fan Clubi?

Ideja më lindi shumë natyrshëm, duke parë që Milan është një nga skuadrat më të ndjekura në Shqipëri ku aktualisht në faqen tonë në Facebook numërojmë rreth 350 mijë pëlqime, mendova që këta tifozë duhet të kenë fan clubin e tyre zyrtar në Shqipëri të njohur nga klubi i Milanit. Pasi krijuam lidhjet me zyrën e fan club-eve në Milano aimc.eu morëm aprovimin e tyre për ta krijuar në Shqipëri zyrtarisht. Me ndihmën e disa shokëve si Mario, Ermali, Klei, Klajdi, Kristi, Amarildo, arritëm të regjistronim anëtarët e parë dhe çdo vit shtohen me qindra të tjerë.

Si është i organizuar Milan Club Albania?

MCA është i regjistruar në AIMC Milano associazione italiana Milan Club prej 4 vitesh. Me statutin e saj ku jane detyrimet si dhe përfitimet tona prej saj. Çdo sezon të ri nisen drejt nesh kartat e anëtarësimit si dhe disa dhurata si postera, kartolina, çanta etj për të gjithë anëtarët tanë në Shqipëri.

Sa anëtarë ka ky Fan Club?

Për momentin që flasim sapo kemi nisur sezonin e ri të anëtarësimeve dhe jemi në fazën e parë të saj, ku në datën 14 Korrik kemi takimin e parë për anëtarët e rinj që duan të anëtarësohen në fan club për sezonin 2016-2017. Ndërsa sa i përket numrit të anëtarëve, sezonin që shkoi numëruam rreth 445 anëtarë të cilët janë nga e gjithë Shqipëria.

Logo e Milan Club Albania

Logo e Milan Club Albania

A ka Milan Club Albania marrëdhënie me Fan Club-et e tjerë rivalë si Inter Club Albania apo Juventus Club Albania?

Kemi marrëdhënie të mira do të thoja edhe pse më anë të faqeve tona ngacmohemi shpesh me njeri tjetrin gjithmonë në nivelin sportiv.

Si fan club kemi krijuar mundësinë të luajmë ndeshje miqësore me të dy fan clubet e tjerë si të Juventus dhe atë të Inter dhe mendoj së është krijuar një klime pozitive rreth nesh. Personalisht i shikoj si rivale vetëm në aspektin sportiv ku diferencën midis nesh e bëjnë aktivitetet dhe që MCA është shumë lart në këtë aspekt.

Cilat janë aktivitetet e zakonshme vjetore të Milan Club Albania?

Zakonisht mblidhemi sëbashku të ndjekim ndeshjet e Milanit në një nga baret e Tiranës si dhe të ndjekim Milanin në San Siro, 2-3 herë në vit, zakonisht në ndeshjet derbi kundër Inter dhe ato kundër Juventus. Udhëtimet tona kanë qenë gjithmonë të bukura dhe emocionuese. “San Siro” të jep një ndjesi të veçantë, është impiant magjik do thosha. Në raste të tjera kemi pasur rastin të futemi në “Milanello”, në qëndrën stërvitore të kuqezinjve ku kemi ndjekur stërvitjen si dhe kemi takuar lojtarët dhe stafin drejtues të cilët kanë qenë shumë të dashur dhe të disponueshëm me ne.

Çfarë surprizash keni planifikuar për sezonin e ardhshëm?

Një nga surprizat më të bukura besoj se mund të jetë sjellja e Trofeut të Champions League e fituar nga Milan në 2007. Na është premtuar se dy drejtues nga AIMC Milano do të vijnë në Shqipëri dhe të sjellin kupën për ta parë nga afër të gjithë fansat e Milanit dhe të kenë një kujtim me trofeun më të rëndësishëm në rang klubesh. Shpresoj se do ta realizojmë këtë vit.

Zyra e Milan Club Albania

Zyra e Milan Club Albania

Sa e vështirë është të përjetosh situatën aspak të mirë të Milanit në sezonet e fundit për Milan Club Albania?

Shumë e vështirë, pasi Milan nuk është mësuar të rrijë kaq gjatë në këto nivele. Zemërimin e tifozave e ndjejmë dhe ne me anë të faqes sonë në Facebook dhe Instagram ku nuk mungojnë ofendimet drejt drejtuesve te klubit.

A është rritur optimizmi në rradhët e Fan Club-it për sezonin e ri duke qënë se Berluskoni është në prag të shitjes së klubit te kinezët?

Optimizëm ka por është diçka që po zgjat më shumë se ç’duhet dhe po sos durimin e tifozave. Personalisht do preferoja Berlusconin, por jo atë të katër viteve të fundit, por atë president ku ne 30 vjet fitoi 28 trofe. Duke parë se dëshira e Berlusconit është duke u zbehur, shpresoj që shitja drejt investitorëve kinezë të bëhet sa më shpejt dhe të jetë diçka e mirë për të ardhmen e Milanit.

Milan Club Albania në stadium në Milano

Milan Club Albania në stadium në Milano

Cila është ndeshja e Milanit që ka ngelur në kujtesën tuaj që nga koha që keni filluar ta ndiqni këtë ekip?

Une e ndjek Milanin nga viti 1994, atë vit ku Milan shkatërronte Barcelonën në finalen e Champions 4-0. Ka shumë ndeshje nga ai vit deri tani. 6-0 kunder Inter, finalja Champions kundër Juventus në 2003, apo ajo kundër Liverpool ne 2007. Por unë do preferoja fitoren kundër Man Utd në gjysëm finalen e 2007, 3-0. Ancelotti tha se ajo ishte ‘Ndeshja perfekte’

Cili futbollist i historisë së Milanit është i preferuari juaj?

Si tifoze të Milanit kemi patur fatin të ndjekim shumë yje në skuadrën tonë duke filluar nga Van Basten, Gullit, Rijkard, Saviçeviç, Baresi, Ueah, Shevchenko, Pirlo, Rui Costa, Kaka, Inzaghi, Nesta, Ibrahimovic, Thiago Silva apo shumë të tjerë, por personalisht më i madhi është Paolo Maldini dhe më vjen shumë keq që nuk është në stafin drejtues sepse e meriton më shumë nga të gjithë. Një ikonë si Paolo nuk duhet të qëndrojë larg klubit kuqezi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn
Next article Haxhi Krasniqi në ring të premten, garon për titull
Previous article "Bomberi" shqiptar rinovon në Itali

Skuadrat e kampionatit shqiptar dështuan në këtë sezon në Kupat e Europës. Si mendoni, ku është problemi?

View Results

Loading ... Loading ...

Shkrime të Ngjashme

Skënder GEGA lë jashtë vetëm 1 lojtar, përfundon miqësorja e Kukësit kundër klubit arab
August 3, 2022

Skënder GEGA lë jashtë vetëm 1 lojtar, përfundon miqësorja e Kukësit kundër klubit arab

ZYRTARE/ Në gjurmët e MEMUSHAJT, mesfushori i Shqipërisë largohet nga Atalanta
August 3, 2022

ZYRTARE/ Në gjurmët e MEMUSHAJT, mesfushori i Shqipërisë largohet nga Atalanta

Takim kokë më kokë me drejtorin sportiv, Sindrit GURI pranë zyrtarizimit si lojtar i Partizanit
August 3, 2022

Takim kokë më kokë me drejtorin sportiv, Sindrit GURI pranë zyrtarizimit si lojtar i Partizanit

EKSKLUZIVE/ “Uragan” në klubin e Kategorisë së Dytë, firmosin brenda ditës 7 futbollistë (EMRAT)
August 3, 2022

EKSKLUZIVE/ “Uragan” në klubin e Kategorisë së Dytë, firmosin brenda ditës 7 futbollistë (EMRAT)

E ardhmja e Armando BROJËS, e zbulon gazetari i Chelsea-it
August 3, 2022

E ardhmja e Armando BROJËS, e zbulon gazetari i Chelsea-it

Mesfushori kuqezi tërheq vëmendjen e italianëve, ish-sulmuesi i njohur: Bravo Marota, Kristjan Asllani i duhuri
August 3, 2022

Mesfushori kuqezi tërheq vëmendjen e italianëve, ish-sulmuesi i njohur: Bravo Marota, Kristjan Asllani i duhuri

Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Lajmet e fundit

___

Aug 3 6:14 PM
KRYESORE

Skënder GEGA lë jashtë vetëm 1 lojtar, përfundon miqësorja e Kukësit kundër klubit arab

Aug 3 6:03 PM
FACENEWS

Situata te Partizani, Eneo Bitri reagon për Egzon Belicën (FOTO)

Aug 3 5:44 PM
BOTA

ZYRTARE/ Në gjurmët e MEMUSHAJT, mesfushori i Shqipërisë largohet nga Atalanta

Aug 3 5:26 PM
BOTA

ZYRTARE/ Finalja e Superkupës, UEFA prezanton ndryshimet në teknologji dhe arbitrat e ndeshjes

Aug 3 5:13 PM
KOSOVA

President i ri për 100-vjetor, Gashi: Nuk e kisha ndërmend as ëndërr të marr drejtimin e klubit

Aug 3 4:54 PM
VENDI

Miqësore në kompleksin “Partizani”, Tërbuni zbulon axhendën për nesër

Aug 3 4:39 PM
BOTA

Aventura e parë pas Vllaznisë, BRDARIÇ për klubin indian: Drejtohet nga profesionistë të vërtetë

Aug 3 4:23 PM
KOSOVA

E BUJSHME/ 6 skuadra shqiptare me merkato të bllokuar, mes tyre dhe klubi kryeqytetas

Aug 3 4:08 PM
KRYESORE

Takim kokë më kokë me drejtorin sportiv, Sindrit GURI pranë zyrtarizimit si lojtar i Partizanit

Aug 3 3:54 PM
VENDI

ZYRTARE/ 26 ndeshje si titullar, mesfushori lezhian shpall divorcin me klubin e Kategorisë së Parë

Aug 3 3:42 PM
VENDI

EKSKLUZIVE/ “Uragan” në klubin e Kategorisë së Dytë, firmosin brenda ditës 7 futbollistë (EMRAT)

Aug 3 3:25 PM
FACENEWS

Babai i surprizuar, Myrto UZUNI shkon në “Santiago Bernabeu”

Aug 3 3:07 PM
BOTA

E ardhmja e Armando BROJËS, e zbulon gazetari i Chelsea-it

Aug 3 2:49 PM
BOTA

Kontratë 3-vjeçare në Amerikë, mesfushori i Barcelonës lë katalanasit

Aug 3 2:24 PM
VENDI

Zyrtari i UEFA-s: Përgatisim arbitrat për sezonin e ri & i njohim me rregullat e reja. Ja ku duhet të fokusohen

Aug 3 2:02 PM
BOTA

Lampard ndërmjetës, Everton në gjurmët e dy lojtarëve të Chelsea-it

Aug 3 1:47 PM
BOTA

Mesfushori kuqezi tërheq vëmendjen e italianëve, ish-sulmuesi i njohur: Bravo Marota, Kristjan Asllani i duhuri

Aug 3 1:27 PM
VENDI

Jo vetëm skuadra e parë, te TIRANA nis puna edhe te moshat

Aug 3 1:10 PM
BOTA

U largua nga stadiumi pas zëvendësimit, trajneri i Man. United kritikon Cristiano Ronaldon: E papranueshme

Aug 3 12:54 PM
FACENEWS

FOTO/ Një nga arbitrat më të kritikuar të Superiores, Kridens META tregon “dyshen e frikshme”

Aug 3 12:36 PM
KRYESORE

Mirel Josa i shpall “luftë” rivalëve: Vllaznia për objektiva madhorë, asnjë skuadër si Skënderbeu i artë

Aug 3 12:21 PM
GOSSIP

Ëndrra e “çmendur” e modeles, dëshiron të jetë pronare e një ekipi futbolli, hap faqe porno për të mbledhur para

Aug 3 12:05 PM
VENDI

Kukësi zyrtarizon axhendën, GEGA me “lupë” në miqësore

Aug 3 11:50 AM
BOTA

Bindet prej Botërorit, Paul POGBA shmang operacionin në gju

Aug 3 11:33 AM
VENDI

“Është njeri i madh dhe djalë fantastik”, deklarata e Olsi Ramës për Belicën dhe situata e çuditshme në klubin e Partizanit

Aug 3 11:14 AM
BOTA

Arrihet marrëveshja, mesfushori i PSG-së transferohet në ROMË

Aug 3 10:53 AM
BOTA

Në Francë e bëjnë të kryer, 15 milionë euro çojnë portugezin në Paris

Aug 3 10:44 AM
SPORTMIX

10 vite nga aksidenti i rëndë, si reagoi Michael SCHUMACHER kur dëgjoi familjarët

Aug 3 10:25 AM
BOTA

“Arsenal tentoi dyshen Messi – Pique”, Wenger zbulon prapaskenat

Aug 3 10:10 AM
VENDI

Shkëlqeu te Dinamo, zyrtarizimi në Turqi çështje kohe për talentin 18-vjeçar

Aug 3 9:52 AM
KRYESORE

Dy miqësore për dy ditë, Emiliano Çela “shtrydh” lojtarët

Aug 3 9:35 AM
MAQEDONIA

E shiti në janar, 375 mijë euro për klubin shqiptar

Aug 3 9:11 AM
KRYESORE

Vetëm disa minuta në këmbë, ish-lojtari i Leicester lë përshtypje te Skënder Gega

Aug 3 8:56 AM
KRYESORE

7 largime dhe vetëm 1 afrim, te TEUTA gati për Superioren

Aug 3 8:39 AM
KRYESORE

TIRANA zbret në fushë, Taulant SEFERI ende në udhëkryq

Sondazh

Skuadrat e kampionatit shqiptar dështuan në këtë sezon në Kupat e Europës. Si mendoni, ku është problemi?

View Results

Loading ... Loading ...

SHTYPI I DITËS

NDESHJET E RADHËS

RENDITJA – KATEGORIA SUPERIORE

Itali – Serie A

Spanjë – La liga

Angli – Premier League

Gjermani – Bundesliga

  • Kryesore
  • KOMBETARJA
  • SUPERIORE
  • VENDI
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
  • FITNESS
  • Back to top
© NewSport.al 2021. All rights reserved.
Adresa: Rr. Emin Duraku, Hyrja nr.1, Ap.14, Tiranë
Kryeredaktor: Retin Toka
Tel: +355 (0) 695537777
Email: [email protected]
Website: http//newsport.al
NEWSPORT SHPK, NIPT: L61808003P