
Axel Witsel & Antonie Griezmann
Dita e sotme, është ajo e cila përfundojnë kontratat e shumë lojtarëve. Atletico Madridi ka konfirmuar sot mbylljen e bbashkëpunimit me një prej mbrojtësve të skuadrës.
Bëhet fjalë për Axel Witsel i cili nuk do të jetë më lojtar i “Colchoneros”. “Faleminderit shumë, Axel, për përkushtimin dhe energjinë tëndë gjatë këtyre viteve duke veshur ngjyrat tona. Paç fat në të ardhmen”, shkruan Atletico.
Mbrojtësi 36-vjeçar u bë pjesë e Atletico Madridit përpara tre vitesh duke u transferuar nga Dortmundi. Me ngjyrat kuqeblu Witsel regjistroi 116 paraqitje, shënoi tre gola dhe dy asiste.
View this post on Instagram
Poll