
Të rinjtë nuk kanë qenë prioritet i klubeve të Superiores në vitet e fundit por gjërat duket se po ndryshojnë. Newsport.al ka zgjedhur 11 lojtarët më të mirë të Superiores që janë nën moshën 22-vjeç, premtues dhe të konfirmuar në këtë sezon.
Në portë portieri 18-vjeçar i Laçit Gentian Selmani është i konfirmuar prej dy sezonesh. Ka bërë mirë dhe premton shumë.
Në krahun e djathtë të mbrojtjes një tjetër 18-vjeçar ka spikatur në ndeshjet e fundit. Arbri Beqaj është një tjetër lojtar premtues nga Vlora që ka bërë mjaft mirë.
Në qëndër Bruno Lulaj 21-vjeç dhe David Domgjoni 19-vjeç janë padiskutim dy mbrojtësit e spikatur. Në krahun e djathtë Erjon Hoxhallari jo vetëm që është i konfirmuar por është padiskutim mbrojtësi i majtë më i mirë i kampionatit dhe është vetëm 22-vjeç.
Në qëndër të mesfushës përpara mbrojtjes Ylber Ramadani i Partizanit është surpriza më e bukur e këtij sezoni. Futbollisti nga Kosova i ka të gjitha parametrat për këtë rol dhe është një premtim i madh për të ardhmen.
Përkrah tij meriton luaj kongolezi i Tiranës Merveil Ndockyt. Fantastike ecuria e tij dhe është vetëm 18-vjeç. Dejvi Bregu 21-vjeç në linjën e djathtë të mesfushës dhe Liridon Latifi 22-vjeç në të majtë.
Në qëndër të sulmit është Ekuban. 22-vjeçari i Partizanit ka bërë një sezon fantastik. Nëse të kuqtë do të marrin kartonin e tij nga Verona, skuadër e cila e ka huazuar, atëherë do të jetë një investim i bujshëm për të ardhmen.
Formacioni i talenteve (4-1-4-1)
Selmani
Beqaj Domgjoni Lulaj Hoxhallari
Ramadani
Bregu Bardhi Merveil Latifi
Ekuban