
Dje, skuadra e Partizanit ka zhvilluar seancën e radhës stërvitore para përballjes me Teutën në fundjavë. I pranishën në stërvitje ka qenë dhe drejtori i përgjithshëm, Olsi Rama. Vizita e drejtorit ka patur për qëllim zhvillimin e një analize të shkurtër dhe rikujtimin e objektivave që të kuqtë kanë për këtë sezon.
Kritikat e Ramës kanë prekur të gjithë, nga lojtarët deri te stafi teknik. Mësohet se Rama ka kërkuar nga lojtarët të harrojnë rezultatet negative dhe të ecin para për sigurimin e një bilete për ne Europë, që është një kusht i panegociueshëm në këtë rast dhe që në momentin që drejtori i përgjithshëm e ka rikonfirmuar këtë gjë, të gjithë e kanë pohuar.
Problem për të kuqtë para përballjen me Teutën është shqetësimi që kanë shfaqur Edgar Çani dhe Jasir Asani. Dje, të dy lojtarët janë stërvitur të diferencuar, kjo gjë pritet të mos jetë serioze, por gjithsesi te Partizani janë të shqetësuar për vetë rëndësinë që kanë dy lojtarët në fjalë, të cilët nëse mungojnë, do i hapnin shumë punë trajnerit, Klevis Dalipi.