
Kaleb Ekuban është një nga më të mirët e Starovës. Reklamimi që po i bën Partizani futbollistit të Kievos ka qenë diçka e mirë, pasi vlera e tij është rritur mjaft gjatë ditëve të fundit.
Cilësitë që ka 22-vjeçari italo-ganez, kanë rënë në sy të shumë klubeve të mëdha, të cilat kanë shfaqur interes për transferimin e këtij të fundit, por që ende nuk ka asgjë konkrete, siç dhe kanë deklaruar drejtuesit e klubit të Kievos, që zotërojnë dhe kartonin e futbollistit.
Ditët e fundit, mësohet se drejtuesit e klubit të Partizanit kanë hyrë në bisedimet me klubin e Kievos për të blerë gjysmën e kartoni të 22-vjeçarit. Kjo do të rriste fitimet për të kuqtë në rast se ai do të shitet. Ende nuk ka një përgjigje zyrtare nga klubi italian, lidhur me këtë kërkesë të bërë nga Partizani.