Paulo Buxhelaj padyshim ishte zbulimi i Partizanit në këtë sezon futbollistik. Mbrojtësi i majtë vlonjat i të kuqve ka nisur shumë prej sfidave të elitës si titullar, duke rënë në këtë mënyrë edhe në sytë e trajnerit Alban Bushi.
Tekniku i Shpresave kuqezi ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për sfidat me Azerbajxhanin dhe Poloninë, të vlefshme si miqësore. Klubi i Partizanit ka reaguar në kanalin zyrtar duke i uruar suksese të mëtejshme mëngjërashit.
“Paulo Buxhelaj do të jenë pjesë e seleksionit kuqezi për dy sfidat miqësore të ekipit tonë kombëtar U-21, ndaj Azerbajxhanit më 23 mars dhe Poloninë në 27 Mars. Në listën e kuqezinjve publikuar sot, trajneri ekipit tonë kombëtar U-21 Alban Bushi, ka përfshirë edhe mbrojtësin tonë.
Klubi i uron Paulo Buxhelajt një përfaqësim sa më pozitiv me fanelën kuqezi”, shkruhej në postimin e klubit të Partizanit.