Sulmuesi Redi Kasa ka folur për Oversport pas fitimit të Kupës së Shqipërisë me Egnatian.
“Ndihem mirë me të gjithë, më ndihmojnë të gjithë dhe duket në fushë. Fitorja e sotme e tregon këtë, të gjithë bashkë nga i pari deri i fundit në këtë klub.
Bashkëpunimi me Duamenën? Është e lehtë të luash me të, sepse është një lojtar i madh. Është shumë e lehtë të luash me lojtarë të tillë, që kanë eksperiencë dhe cilësi.
Kombëtarja? Jam në pritje, nuk kam folur me askënd. Jam në pritje. Duhet të punoj sa më shumë, kjo është detyra ime. Avash avash do të mësoj edhe shqip”, ka thënë mes të tjerash Kasa.
Poll