Armando Sadiku dhe Bolivar janë eleminuar nga Kupa Libertadores. Bolivianët humbën 3-0 në ndeshjen e dytë ndaj Junior në Kolumbi, duke pësuar disfatën e dytë ndaj tyre për rezultatin e përgjithshëm 4-2. Sulmuesi shqiptar, Armando Sadiku u preferua vetën 13 minutat e fundit të ndeshjes, duke mos lënë gjurmë në këtë duel.
Më herët Bolivar kaloi Wanderers me rezultatin e përgjithshëm 5-1. Pas ndeshjeve në kampionatin bolivian dhe atyre në Kupën Libertadores, Sadiku nuk ia ka dalë të shijojë golin e parë me klubin e ri. Kujtojmë se në merkaton e dimrit, elbasanasi kaloi nga Erzurumspor në Turqi, në Amerikën Latine.