U dhuroi fitoren ndaj Egnatias, te Skënderbeu kujtohen me vonesë për të prezantuar Yuri Merlim
Shkruar nga NEWSPORT
Skënderbeu ka zyrtarizuar ditën e sotme dy lojtarë. Dejvid Janaqi dhe Yuri Merlim janë veshur zyrtarisht bardhekuq.
Të dy lojtarët kanë firmosur kontatë 3-vjeçare me korçarët. Në këtë mënyrë Ivan Gvozdenovic ka dy mesfushorë për sezonin e ri.
“Dejvid Janaqi dhe Yuri Merlim zyrtarisht bardhekuq.Të dy futbollistët kanë firmosur kontratat që i bëjnë pjesë të Skënderbeut për 3 sezone. Suksese djema!”, shkruan klubi.
Kujtojmë se Yuri Merlim i dha fitoren Skënderbeut ndaj Egantias në sfidën e javës së parë të kampionatit, por vetëm sot janë prezantuar si bardhekuq.