Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Ylli i Partizanit përzgjidhet në katërshën më të mirë europiane (ÇFARË NDODH ME LOJTARIN)

Shkruar nga NEWSPORT
Ylli i Partizanit përzgjidhet në katërshën më të

Arinaldo Rrapaj është kthyer në një lider te skuadra e Partizanit. Edhe pse në moshë të re, cilësitë dhe karakteri i tij bëjnë që shpeshherë të kuqtë të varen nga ai. I aftë të zgjidhë vetë ndeshen me një pasim apo edhe të shënojë vetë, mesfushori vlonjat ka impresionuar të gjithë duke zgjuar interesimin e të huajve.

Kompania “Comparisonator”, partner i Forumit të Futbollit Hungarez, ka bërë një skedë me 4 lojtarët më të mirë nën moshën 23 vjeç nga Shqipëria, Slovenia dhe Maqedonia e Veriut. Rrapaj është një prej tyre siç shihet në postimin e publikuar nga vetë agjenti i lojtarit, Franci Bode.

Në këtë skedë është bërë një analizë e gjerë dhe e detajuar për çdo prizëm të lojtarit. Kjo do të vlejë për të gjithë skautët dhe agjentët sportiv që të vëzhgojnë dhe të zbulojnë talentët e rinj.

Emri i Arinaldo Rrapajt si një prej 4 talentëve më të mirë në rajon është një lajm fantastik për vetë 21-vjeçarin por edhe klubin e Partizanit që mund të presë një ankand për shitjen e tij në merkaton e verës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga