Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Ylli i Kombëtares: E kisha ndarë mendjen te goli, unë jap zemrën në fushë

Shkruar nga NEWSPORT
Ylli i Kombëtares: E kisha ndarë mendjen te goli, unë jap

Shqipëria arriti të merrte një fitore me mjaft vlera teksa mposhti me rezultatin 3-1 Ishujt Faroe. Skuadra kuqezi shkëlqeu duke arritur në këtë mënyrë të zhvendoset në vendin e dytë. Pas takimit foli Kristjan Asllani. Mesfushori kuqezi tha:

“Shpresoja që topi të më vinte. E pashë linjën e Ishujve shumë pas. E kisha ndarë mendjen ta gjuaja në portë. Falë Zotit ma dha Nedimi. Kombëtarja është ëndërr që kur lind. Po bëjmë mirë. Ky grup është i vështirë. E pamë që Moldavia ka fituar me Poloninë. Për Champions çfarë të them. Duhet ta kishim fituar.

Shpresojmë të na vijë një rast tjetër. Unë jap zemrën në fushë. Edhe te Interi dua të luaj. Por shoh futbollistët që kam përpara. Kam mësuar shumë gjëra. Falënderoj trajnerin që më dha mundësinë të luaj nga minuta e parë. Gjithë e dijnë që unë kam shumë qejf të godas nga jashtë. Tre herë shkoi keq, më pas erdhi fati, çfarë t’i bëjmë”.

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për kualifikueset EURO 2024.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga