Shqipëria do të luajë kundër Izraelit, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Nations League. Para kësaj sfide që do të zhvillohet të shtunën, ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp, ylli i Interit, Kristjan Asllani.
Mesfushori ka folur para gazetarëve duke treguar shkurtimisht atë që ndodh në ambientin kuqezi. Në fjalën e tij, elbasanasi u shpreh:
“Ne kemi luajtur kundër Izrealit. Është ekip i fortë. Ka skuadër të shpejtë. Kemi shanse ta fitojmë këtë ndeshje. Besoj se do të marrim 3 pikë.
Mungesa e minutave te Inter? Normale, jam 20 vjeç dhe duhet të kem durim. Kam përpara një lojtar të fortë si Brozoviç dhe po mësoj shumë nga ai.
Kombëtarja sinjal për trajnerin e Interit? Kur jam në Kombëtare, jam në Kombëtare. Jam profesionist dhe kur të më jepet shansi do të bëj mirë te Inter. Nuk e di si ka ndryshuar jeta ime me kalimin nga Empoli te Inter. Presioni është më i madh te Interi, por nuk ka problem, i kam qejf këto gjëra”, tha ai.