Numër i konsiderueshëm i tifozëve kuqezinj po udhëtojnë drejt dyerve të “Vellodrome” të Marsejës, ndërsa këngët me motive patriotike nuk kanë të ndalur. Këtë e vërteton më së miri një grup tifozësh që ndodhen në Marsejë përpara stadiumit ku do të luhet ndeshja e sotme, të cilët në kor këndojnë “Xhamadani vija – vija”.