Mesfushori shqiptar i Zvicrës, Granit Xhaka, është zgjedhur futbollisti më i mirë i ndeshjes Rumani – Zvicër.Ndeshja përfundoi me rezultat 1 me 1, ndërsa kjo ishte hera e dytë që Xhaka fiton titullin e më të mirit në fushë. Loja e lojtarit ka qenë shumë e rëndësishme për ndeshjet e përfaqësueses së Zvicrës. Pas kësaj përzgjedhje lojtari ka thënë se ka pritur fitore, ndaj Rumanisë, por tani pret superndeshje ndaj Francës.
“Duhet të ishim 2 me 0 ose 3 me 0 në pjesën e parë. Krijuam shumë raste. Ndeshja me Francën do të jetë eksperiencë e jashtëzakonshme për ne”, ka thënë ai pas mbylljes së ndeshjes.
Zvicra gjendet me një këmbë te kualifikimi ku në dy ndeshjet e para ka grumbulluar 4 pike.