
Granit Xhaka është shndërruar në lider te Arsenali. Mesfushori me origjinë shqiptare është një protagonist absolut në Premier League, teksa paraqitjet e tij kanë qenë në një nivel të lartë.
Lojtari i kombëtares së Zvicrës në këtë sezon ka luajtur 11 ndeshje, duke shënuar kështu 3 gola dhe ka dhënë gjithashtu edhe 3 asiste.
Sipas “Calciomercato”, Arsenali nuk ka ndërmend të heqe dorë nga 30-vjeçari, pasi e shikon si një pjesë të rëndësishme të strukturës.
Granit Xhaka ka kontratë të vlefshme me Arsenalin deri më 30 qershor 2024. Në marrëveshje ekziston opsioni për zgjatje të bashkëpunimit edhe për një sezon më shumë.
Roma është skuadra që ka këmbëngulur më shumë për shërbimet e Xhakës, pasi Jose Mourinho pëlqente shqiptarin, por përsëri asgjë nuk është arritur, pasi mesfushori nuk do të alrgohet nga “Emirates”.