Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Xhaka larg kombëtares? Babai i tij tregon të vërtetën

Shkruar nga NEWSPORT
Xhaka larg kombëtares? Babai i tij tregon të vërtetën

Gjatë ditës së sotme u fol se në kampin kuqezi gjërat nuk janë aspak mirë mes trajnerit De Biasi e lojtarëve si Taulant Xhaka e Shkëlzen Gashi. Taulanti Xhaka u pa tejet i nervozuar në ndeshjen e parë të Euro 2016 në momentin e zëvendësimit, duke hedhur shishen me uji, diçka që thuhet të mos i ketë pëlqyer De Biasit. Por sot babai i Taulant Xhakës, Ragip Xhaka ka folur për "express", duke mohuar të gjithë histori të trilluar sipas tij.

“Gjithçka që është shkruar është e pavërtetë. Taulanti nuk është përleshur me De Biazin, derisa për Gashin nuk mund të them asgjë sepse nuk e di”, ka thënë Ragip Xhaka.

“Taulanti është nervozuar kur trajneri ka vendosur që ta zëvendësojë atë në ndeshjen ndaj Zvicrës , diçka që pasoi me hedhjen e shishes së ujit. Ai dëshironte që të luajë gjithë ndeshjen kundër vëllait të tij, Granitit dhe nervozizmi ishte diçka normale aty”, shtoi babai i Xhakës.

Unë mendoj se Taulanti është lojtari kyç në mesfushën e Kombëtares dhe është i vetmi që ka dhënë gjithçka për këtë ekip. Kuptohet se nuk e ka pritur aspak mirë atë vendim, por nuk është e vërtetë se do të largohet nga Kombëtarja dhe se është përleshur me trajnerin. Nuk do ta braktisë kombëtaren. Taulanti nuk luajti në ndeshjen e fundit pasi ishte i sëmurë. Ai qëndroi i shtrirë për tre ditë duke mos u stërvitur fare. Unë ende nuk e kamë parë Taulantin. Ai gjatë ditës së shtune do të vij në Zvicër dhe do të qartësohet kjo që shkruhet, por unë e përsëris sërish se asgjë nuk është e vërtetë”, përfundoi Ragip Xhaka.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga