Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

HISTORIA E VEÇANTË/ Ngatërroi rrugën për në Olimpiadë, si atleti xhamajkan mori medaljen e artë falë parave që i dhuroi një vullnetare

Shkruar nga NEWSPORT
HISTORIA E VEÇANTË/ Ngatërroi rrugën për në

Duhej të ishte në pistë për të kryer nxehmjen muskulore, por autobusi e gabuar e çoi atë larg garës së "Tokyo 2020". Një histori e veçantë vjen për atletin xhamajkan, Hansle Parchment i cili arriti të fitonte medaljen e artë falë disa monedhave të dhënë nga një shtetase e huaj për të marrë një taksi.

31-vjeçari u gjend në një qendër ujore dhe jo në një pistë para fillimit të gjithë historisë së tij. Ai kishte marrë aksidentalisht autobusin e gabuar në ditën e finales. Pasi kërkoi ndihmë nga zyrtarët e Olimpiadës dhe mësoi se opsioni i vetëm ishte të kthehej në fshatin olimpik, atleti xhamajkan kuptoi se e kishte humbur garën.

Por, deri në momentin kur u shfaq Tijana Stojkoviç. 25-vjeçarja i dha para atletit për të marrë një taksi në mënyrë që të mbërrinte sa më parë. Ai shkoi në garë, jo vetëm që garoi por arriti të merrte medalje të artë.

Menjëherë pas garës, Parchment nisi të kërkonte vajzën që e kishte ndihmuar. Arriti ta gjente në një stacion autobusi duke i shprehur mirënjohjen për gjestin e saj. "Kjo vetëm sepse më ndihmove", i tha ai 25-vjeçares. Veç parave që i kishte marrë, i dhuroi asaj edhe një fanelë të verdhë të kombëtares së Xhamajkës.

Tags:

SPORTMIX

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga