
Vora do të luajë ditën e sotme në shtëpi përballë Apolonisë, ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të të Kategorisë së Parë. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin "KF Vora”, do të startojë në orën 13:30.
Mund të quhet një supersfidë, duke parë pozitat e të dy ekipeve në tabelën e klasifikimit dhe objektivat që kanë për t’u ngjitur në elitën e futbollit shqiptar. Por mund të themi se Vora “trembet” disi nga Apolonia.
Kjo vjen për shkak të së shkuarës. Në 3 ndeshje të mëparshme të luajtur mes tyre ne Kategorinë e Parë, Vora nuk ka fituar apo barazuar asnjë. Të 3 këto sfida janë fituar nga fierakët.
Teksa sot përveç 3 pikëve, Vora kërkon të thyejë edhe këtë “mallkim” që kanë përballë ekipit të Apolonisë.