
Skuadra e Tiranës në basketboll për meshkuj arriti të fitonte kundër Vllaznisë me rezultatin 87-90, duke fituar edhe finalen e dytë të play-off. Ndeshja ishte mjaft emocionuese, pasi vetëm në minutën e fundit një kosh për Tiranën vulosi fatin e takimit. Festa ishte e gjitha bardheblu dhe lojtarët nuk ngurruan të postonin dhe fotot e para në rrjetet sociale.
Kështu ka ndodhur edhe me lojtarin e njohur të Tiranës, Red Voglin i cili ka postuar një foto me shokun e tij të skuadrës, Grifin Rame. Edhe pse amerikan, Vogli tregon që ai është me zemër dhe gjak si të gjithë sportdashësit e Tiranës: " Griffin Ramme nga Amerika me zemer e gjak Bardh&Blu 2-0 edhe 1", shkruan Vogli në diçiturën e fotos.
[gallery columns="1" size="full" ids="104623"]