Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Vodhi zemrat e të gjithëve me top, Gabriel Batistuta kandidat për kryetar bashkie në Firence

Shkruar nga NEWSPORT

Një ide e bujshme po merr formë në Firence në funksion të zgjedhjeve komunale të 2024-ës . Sipas La Nazione, koalicioni i qendrës së djathtë po mendon të emërojë Gabriel Omar Batistuta për kryetar bashkie , një legjendë e Fiorentinës që ka shënuar 208 gola në 333 paraqitje me fanellën vjollce mes viteve 1991 dhe 2000 .

Siç raporton gazeta, kontaktet me ish-bomberin kanë nisur në fillim të korrikut, pas disa sondazheve të bëra me personalitete të tjera të shquara të kryeqytetit toskan. Për momentin, problemi i shtetësisë mbetet  duke qenë se Batistuta është argjentinas dhe, për rrjedhojë, nuk është kandidat. Megjithatë, emri i tij duket veçanërisht i bujshëm duke ditur që dikur, njerëzit e shihnin si idhull.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga