Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Vllaznia synon vendin e parë, Josa i jep dorën e fundit formacionit

Shkruar nga NEWSPORT
Vllaznia synon vendin e parë, Josa i jep dorën e fundit formacionit

Vllaznia do të udhëtojë për në kryeqytet ditën e nesërme ku do të përballet me Tiranën në orën 13:00 në Selman Stërmasi për javën e 12-të të Kategorisë Superiore. Shkodranët do të tentojnë të zbresin Tiranën nga vendi i parë dhe fitorja do t’i fuste zyrtarish në vallen e titullit. Sot do t’u jepet dora e fundit përgatitjeve me grupin e plotë teksa edhe Latifi po bën ushtrime të lehta.

Me lojtarët e kombëtares, Gurishta, Hakaj, Marku, Mala që u bashkuan të premten, trajneri Josa stërviti grupin e plotë dhe po detajon formacionin titullar. Balotazhi i vetëm është në majën e sulmit ku Hoxhaj dhe Aralica luajnë shanset e tyre por kroati shihet paksa më i avantazhuar.

Mbrojtja tashmë është stabël që prej fillimit të kampionatit ndërsa në mesfushë pritet një treshe me karakteristika mbrojtëse. Alivoda, Boshnjaku dhe Jonuzi pritet të formojnë digën para mbrojtjes ndërsa para tyre do të jenë Mala dhe Marku, dy mesfushorë të tjerë që do të luajnë rolin e sulmuesve të krahut.

Formacioni (4-3-3) – Zogovic; Gurishta, Juric, Bulatovic, Hakaj; Alivoda, Boshnjaku, Jonuzi; Mala, Aralica, Marku.

Trajner: Mirel Josa

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga