Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Vllaznia pranë historisë, klubi rumun befason tifozët shkodranë (FAVORIZIMI)

Shkruar nga NEWSPORT
Vllaznia pranë historisë, klubi rumun befason tifozët

Vllaznia në futboll për femra është një hap larg historisë. Skuadra shkodrane kryeson me pikë të plota, 6 pikë grupin 10 të raundit kualifikues të UEFA Champions League për femra.

Por, kualifikimi nuk është vendosur ende, pasi  në rast fitoreje të Gintra Universitetas, kundërshtari i sotëm i Vllaznisë, mund t'i eliminojë vajzat kuqeblu nga kompeticioni më i rëndësishëm i klubeve në Europë.

Për këtë, ekipi i drejtuar nga Nikolin Leka do të synojë gjithçka në takimin ndaj rumuneve, ku i mjafton edhe një barazim për tu kualifikuar më tej.

Takimi mes Gintra dhe Vllaznisë do të luhet në "Alytaus Stadionas" duke nisur nga ora 17:00 dhe do të mund të ndiqet në Live Stream nga faqja në "Facebook" e FC "Gintra -Universitetas".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga