Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VLLAZNIA plot me “halle” para Teutës, SEDLOVSKI me mbrojtje të “arnuar”

Shkruar nga NEWSPORT
VLLAZNIA plot me “halle” para Teutës, SEDLOVSKI me mbrojtje

Vllaznia pret Teutën në “Loro Boriçi” ditën e mëkurë duke nisur që nga ora 15:30. Një sfidë ku në Shkodër janë të “dënuar” vetëm  për 3 pikët, në të kundër rrezikojnë shumë në arritjen e objektivit Europë.

Për këtë sfidë kuqeblutë kanë plot “halle”. Goce Sedlovski është i detyruar të bëjë ndryshime në formacion, kryesisht në mbrojtje. Për shkak të mungesave, maqedonasi do të duhet të “arnojë” këtë repart.

Sikur të mos mjaftonin mungesat e Erdenis Gurishtës dhe Geralb Smajlit, të cilët kanë mbyllur sezonit, por u është shtuar edhe Marko Juric. Ky i fundit është i pezulluar dhe nuk do të mund të llogaritet ndaj durrsakëve.

Problem për Sedlovskin mbetet krahu i djathë, pasi alternativa e vetme është Asid Kruja, teksa qendra e mbrojtjes do të mbulohet nga Shehi-Bulatovic.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga