Vllaznia është duke ndërruar fytyrë. Me ardhjen e sponsorit të ri Alban Xhaferi, shkodranët kanë zyrtarizuar drejtorin sportiv Matko Djarmati. I ndodhur prej ditësh në Shkodër, vetëm para pak minutash ën ambientet e “Loro Boriçit”, sponsori Xhaferi dhe administrator Lici kanë treguar objektivat, ndërsa Djarmati ka treguar planet dhe binjakëzimin me Rijekën në Kroaci.
“Me anë të kësaj konferencë duam të prezantojmë akordin me drejtorin tonë sportive Matko Djarmati. Ky bashkëpunim erdhi si binjakëzim me Rijekën në Kroaci. Ky ishte një propozim I tyre dhe duke dëgjuar planin e tij vendosëm për të. Uroj dhe shpresoj që të jetë fillim I mbarë sepse nga sezoni I ardhshëm kemi plane konkrete për në Europë”, tha Alban Xhaferi.
Më vonë fjalën e mori Matko Djarmati, që u shpreh se do jetojë në Shkodër dhe se jeta I ka ndryshuar 360 gradë në këto 4 ditë.
“Minimumi një herë në javë do jemi bashkë, me gazetarët do jemi korrektë sepse pa juve klubi Vllaznia nuk është I madh. E di ku kam ardhur dhe këto tre ditë që jam në Shkodër më është rrotulluar jeta 360 gradë. E ndiej peshën e fanellës dhe jam gati. Kam ardhur nga propozimi I Rijekës këtu dhe nga asnjë klan pas meje, kam ardhur për një qëllim sportive dhe do jap maksimumin tim për objektivat e klubit. Do kemi një ekperiencë me ata dhe do bëjmë një punë si duhet”, tha si fillim Matko.
Në momente të vëshira Vllaznia ka gjetur “hile” të tilla binjakëzimi. Bujë për momentin apo plane konkrete?
Nuk jam propozuar nga asnjë njeri në Shqipëri apo dikë që mund të rrijë pas. Do provoj të finalizoj objektivat. Po presim përgjigje nga bordi I Rijekas, por brenda kontratës duhet të ndryshojnë gjërat dhe të kemi propozime konkrete. Kam punuar 2 javë atje me Rijekën dhe nuk është arritur binjakëzimi zyrtarisht sepse mungonte personi përgjegjës për shkaqe familjare. Unë kam folur me UEFA-n dhe me UEFA Pro do e mbyll edhe për drejtor teknik. Me informacionet nga Federata e bëj këtë punë. Klubi më ka gjetur apartament dhe kam katër ditë që jetoj në Shkodër.