
Ka nisur dje në pallatin e sportin "Qazim Dervishi" në Shkodër kampionati i basketbollit. Përballja e parë ka thirrur në apel vendasit e Vllaznisë në përballje me Barleti Eagles. Shkodranët ia dolën të triumfonin në këtë ndeshje por pritshmëritë e stafit dhe presidencës janë për paraqitje më të mira. Me disa mungesa të lojtarëve të huaj, për shkak të vonesës në federime, djemtë e teknikut Gospodinov kaluan me shifrat 80-68 debutuesit nga kryeqyteti.
Perioda e parë foli për miqtë që e mbyllën me dy pikë avantash, 16-18. Revanzhi në pjesën tjetër të lojës kaloi te vendasit që dominuan në periodën e dytë duke e mbyllur 38-33.
E njëjta tablo ishte edhe më tej. Perioda e tretë do të mbyllej me 10 pikë epërsi 58-48 dhe i gjithë takimi 80-68.
Pas ndeshjes tekniku Nikolai Gospodinov theksoi se loja e ekipit shkodran nuk u ngjit asnjëherë në lartësinë që ai pret, duke na bërë të kuptojmë se ky ekip ka shumë punë përpara.
Sot luhen edhe sfidat e tjera për Superligën e meshkujve
Goga Basket - Tirana 17:00
Teuta - Partizani 18:00
Renditja momentale
1. Vllaznia 2 pikë
2. Barleti Eagles 1pikë
3. Goga Basket 0 pikë
4. Teuta 0 pikë
5. Partizani 0 pikë
6. Tirana 0 pikë