
Vllaznia nuk po arrinë të rikuperohet nga dëmtimet e shumta që ka në repartin e mbrojtjes dhe të sulmit. Mungesat kanë ndikuar negativisht dhe në rezultatet e ekipit ku nuk ka arritur të marrë asnjë fitore në 3 takimet e fundit brenda 9 ditëve.
Humbja në Superkupë ndaj Tiranës ishte e vetmja ku kuqeblutë arritën të realizonin, ndërsa në dy ndeshjet e vlefshme goli ka munguar. Vllaznia dhe ëndrra për titull sa vjen dhe venitet pasi me humbjen ndaj Kastriotit, zona e "ftohtë" është 3 pikë larg.
Poll