
Idriz Batha nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e javës së 13-të të Superiores që do të luhet pas 2 javësh për shkak të pauzës prej sfidave të Kombëtares. Mesfushori bardheblu u ndëshkua ditën e djeshme me karton të verdhë duke plotësuar numrin katër të tyre. Kësisoj, ai s'do të mund të jetë në fushë në përballjen kundër Skënderbeut.
27-vjeçari ishte ndër më të mirët në takimin e djeshëm kundër Vllaznisë që përfundoi me shifra të paprekura. Edhe pse organika e Tiranës është mjaft e ngjeshur, mesfushori gjirokastrit shihet si lojtar kyç në formacionin bardheblu. Tashmë Jul Ahmataj duhet të bëjë llogaritë pa shërbimet e Bathës, i cili është i detyruar ta ndjekë sfidën e ardhshme nga tribuna.
Poll