Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Vllaznia gati për të startuar, por trajneri bëhet problem

Shkruar nga NEWSPORT
Vllaznia gati për të startuar, por trajneri bëhet problem

Mirsad Jonuz ende s’është kthyer në Shkodër. Trajneri që u afrua te shkodranët në këtë sezon të ri ka bërë mirë, megjithatë vijon të jetë në Mal të Zi pranë familjes së tij. Të hënën e javës së ardhshme është lajmëruar se do të fillojnë stërvitjet, ndërsa të gjithë ata persona që futen në kufinjtë shqiptarë janë të detyruar të karantinohen për 14 ditë.

Praktikisht Vllaznia është e detyruar t’i nisë stërvitjet pa praninë e Jonuz, i cili ende s’e ka marrë rrugën e kthimit për Shqipëri. Pritet të shihet se çdo të ndodhë pasi ish-portieri s’ka qenë dakord për rifillimin e kampionatit. Në 26 javë të luajtura, Vllaznia renditet në vendin e 8-të me 35 pikë, 1 më pak se Bylis i vendit të 7-të.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga