
Lushnja do të presë ditën e shtunë Vllazninë në "Roza Haxhiu" për të zhvilluar takimin e javës së 19-të të kampionatit.
Kjo përballje pritet me mjaft interes nga të gjithë tifozët për faktin se shkodranët udhëtojnë në këtë transfertë për ndryshim, pas disa humbjeve rresht, ndërsa lagunët e shikojnë si mundësi të artë për tu larguar nga zona e rrezikut.
Në dispozicion të trajnerit Hysen Dedja do të jetë një ekip i plotë që do tentojnë të "thyejë" shkondraën në shtëpi të bërë të mundur largimin nga zona e rrezikut. Lagunarët po kërkojnë të përfitojnë nga situata aspak pozitive që është krijuar në Shkodër.
Në këto kushte, në Lushnje po "fërkojnë" duart për të bërë detyrën, të marrin rezultat pozitiv ndaj Vllaznisë që po vuan shumë javët e fundit.