
Superliga mirëpret sot derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit (AIR ALBANIA). Eldorian Hamiti do jetë arbitër kryesor në supersfidën e kësaj jave, teksa do ketë mbështetjen edhe të assistentëve. Hamiti do ketë ndihmën e Denis Rexha, Dojando Myftari, Ridigert Çokaj, Enea Jorgji dhe Adrian Beqiraj.
FSHF ka vlerësuar maksimalisht derbin, duke ia besuar arbitrave, jo vetëm më cilësor të Superiores, por edhe atyre që mbajnë stemën e FIFA.Tirana dhe Partizani përballen në orën 19.00. Të gjithë sportdashësit janë me sy e veshë nga kjo "betejë", me numërimin mbrapsht që ka filluar.
Poll