
Tirana dhe Dinamo do të përballen më njëra-tjetrën për të luajtur ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të të “Abissnet Superiore”. Derbi që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, do të startojë në orën 17:00.
Tashmë, “Newsport.al” ka mësuar edhe grupin e arbitrave që do të vendosin drejtësi në këtë sfidë. Arbitër kryesor i kësaj ndeshje do të jetë Enea Jorgji, ndërsa asistentët e tij do të jenë Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj. Si arbitër i katërt është emëraur Erjon Bylykbashi.
Përsa i përket dhomës së VAR-it, nga aty në ndihmë të Jorgjit do të vijnë Kreshnik Barjamaj dhe Andi Koçi. Siç duket kjo ndeshje është vlerësuar maksimalisht nga FSHF-ja, të cilët kanë dërguar një grup arbitrash me shumë eksperiencë mbi supe.
Arbitrat e ndeshjes Tirana-Dinamo:
Arbitër kryesor: Enea Jorgji
Asistent 1: Denis Rexha
Asistent 2: Ridiger Çokaj
Arbitër i 4: Erjon Bylykbashi
Var: Kreshnik Barjamaj
Avar: Andi Koçi