
Tashmë gjithçka është zyrtare. Goce Sedlovski nuk do të jetë më trajner i Vllaznisë për sezonin e ri. Edhe pse trajneri maqedonas bëri të mundur kualifikimin në Europë duke u renditë të 4-të në tabelën e klasifikimit, sërish palët kanë vendosur të ndajnë rrugët.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi në rrjetet sociale, teksa falenderon Sedlovskin pë kontributin e dhënë me palët që nuk aknë vendosur të vazhdojnë kontratën mes tyre.
“Klubi i Futbollit Vllaznia njofton të gjithë opinionin sportiv se kontrata me trajnerin Goce Sedloski ka përfunduar. Duke e falenderuar për punën e bërë gjatë kësaj periudhe me skuadrën tonë, klubi i uron suksese në karrierën e tij të mëtejshme!”, thuhet në postimin e klubit shkodran.
Kujtojmë se Sedloski u afrua tek Vllaznia në fillimin e muajit prill, duke zëvendësuar Mirel Josën. Në aventurën e tij tek kuqeblutë ai arriti 3 fitore në 11 ndeshje, barazoi 4 sfida dhe humbi 4.