Momenti i shumëpritur për tifozët e Milanit sapo ka ardhur. Sot në mbrëmje, sulmuesi Rafael Leao pritet të mbërrijë në zyrat e Casa Milan për të hedhur të zezën mbi të bardhë, në kontratën që do ta mbajë portugezin me kuqezinjtë deri në vitin 2028.
Leao pritet të përfitojë një rritje të ndjeshme të rrogës e cila do të arrijë 5 milionë euro në sezon, bashkë me bonuset që e çojnë në 7 milionë në total, me hedhjen e firmës.
Gjithashtu, mësohet se 22 vjeçari do të marrë dhe numrin 10-të në fanellë, numër që më parë e mbante veshur në fanellë Brahim Diaz. Ky i fundit pritet të kthehet te skuadra e Real Madrid, pas huazimit dyvjeçar në rradhët e Milan.
Poll