Juventus janë shumë pranë finalizimit të transferimit të Tiago Djalo. Bardhezinjtë kanë arritur akordin total me lojtarin i cili i ka dhënë dritën jeshile ofertës me 4 vite e gjysmë.
[caption id="attachment_718374" align="alignnone" width="459"] Tiago Djalo me fanellen e Juventusit[/caption]
Lille ka pranuar shumën prej 3.5 milionë eurove të ofruara nga klubi italian 2 ditë më parë dhe marrëveshja mes klubeve është mbyllur. Ajo që mbetet për t’u bërë janë detajet burokratike të kontratës nga ana e lojtarit.
Zonja bën kështu vjedhjen e merkatos teksa lojtari ishte shumë pranë Interit pak ditë më parë. Qendërmbrojtësi portugez do të rikthehet në Itali aty ku luajti për moshat e Milanit 3 sezone më parë.